Demi Lovato gati për albumin e ri

  • A.P /
  • 17 March 2021 - 16:39
Demi Lovato gati për albumin e ri

Gjatë një interviste online, këngëtarja e njohur amerikane Demi Lovato zbuloi për publikun se muajin e ardhshëm, lancohet albumi i saj i ri. Me titull “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over”, ky do të jetë albumi i saj i parë nga viti 2017 dhe lancohet për publikun e gjerë më 2 prill.

Lovato shpjegoi se titulli fillestar i këtij projekti ishte “The Art of Starting Over”, por më pas ajo kishte vendosur t’ia shtojë edhe një titull të dytë për të pasqyruar rëndësinë e dokumentarit të saj të ardhshëm, “Dancing With the Devil.”

“Nëse e dëgjon atë këngë pas kënge dhe e përcjellë secilën me vëmendje, e sheh që në fakt albumi është një lloj kolone zanore jozyrtare e dokumentarit. Sepse në të vërtetë e përcjell jetën time gjatë këtyre viteve të fundit,” ka deklaruar këngëtarja duke e shpjeguar albumin e ri.

Image

Lovato e përshkroi albumin një përzierje të zhanreve muzikore, ai country, R&B dhe pop i viteve ’90. Ajo gjithashtu tregoi se incizimi do të përfshijë gjithsej 19  këngë, si dhe la të nënkuptohet se do të ketë bashkëpunime të mëdha në album, një prej së cilëve mund të jetë me yllin e muzikës, Ariana Grande.

Albumi “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over” do të jetë albumi i parë i publikuar i Lovatos, nga ai i vitit 2017, “Tell Me You Love Me.” Sidoqoftë, këngëtarja i ka publikuar tashmë disa këngë të këtij incizimi, përfshirë këtu bashkëpunimin me këngëtarin Sam Fischer, “What Other People Say”, “Monsters” me muzikantin Blackbeard dhe bendin “All Time Low”, hitin “OK Not to Be OK” me DJ Marshmello dhe këngën “Commander In Chief.”

(Kosova Sot Online)