Volumin në maksimum! Oriola këndon dhe mahnit stafin e “Guess” me zërin e saj

  • E.K /
  • 27 prill 2021 - 08:48
Volumin në maksimum! Oriola këndon dhe mahnit stafin e “Guess” me zërin e saj

Oriola Marashi ka lidhur një kontratë me markën më të njohur të veshjeve dhe aksesorëve “Guess”. Së fundmi modelja shqiptare ka pasur nderin të hapë sfilatën e “Guess” me një nga veshjet e saj të preferuara.

Oriola ka qenë edhe më herët pjesë e sfilatave të “Guess” dhe debutimin e saj të parë për firmën e pati disa muaj më parë.

Ajo ka qenë po ashtu edhe pjesë e botës së muzikës, grupit të njohur në Shqipëri, OTR dhe të gjithë ishin kuriozë për zërin e saj, por atë nuk e dëgjuam në asnjë projekt muzikor.

Tanimë Oriola nuk është më pjesë e OTR dhe i është përkushtuar modelingut.

Së fundmi modelja dhe “Guess Family” kanë festuar të gjithë së bashku dhe në festë bukuroshja shqiptare i ka mahnitur të gjithë teksa ka kënduar dhe kjo është shoqëruar me mjaft duartrokitje nga modelët e “Guess”.

Fama e saj i ka kaluar prej kohësh kufijtë shqiptarë dhe sot është një nga modelet më të kërkuara edhe jashtë vendit. Marashi ka bashkëpunuar me dsia marka të njohura veshjesh dhe para disa kohësh fotot e saj u shfaqën në një “billboard” të madh në qendër të Stambollit dhe për këtë fakt nuk mundi të fshihte krenarinë as i dashuri i saj, Eros Grezda.

(Kosova Sot Online)