Irina Shayk nuk i lë vend as imagjinatës

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 15:40
Irina Shayk nuk i lë vend as imagjinatës

Irina Shayk ditët e fundit është bërë kryetemë e medieve rozë për shkak të lidhjes me reperin e njohur Kanye West.

Çifti u përfolën prej kohësh për një romancë, që prej ndarjes së reperit nga Kim Kardashian, por u konfirmua vetëm kur iu dolën fotot bashkë në pushime për ditëlindjen e Kanyet.

Derisa ende nuk është deklaruar për këtë lidhje, Irina ndau me ndjekësit fotografi nga fotosesioni i saj i ri, ku vë në fokus këmbët seksi.

Bukuroshja kishte veshur bluzë me dekolte të hapur, ndërsa lidhi flokët lart dhe vendosi vetëm pak grim në fytyrë.

Image

(Kosova Sot Online)