Nicole Scherzinger do të ribashkohet me Pussycat Dolls?

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 15:30
Nicole Scherzinger do të ribashkohet me Pussycat Dolls?

Nicole Scherzinger ka hedhur poshtë zërat se grupi Pussycat Dolls do të bashkohet. Ajo ka deklaruar se nuk ka bërë marrëveshje për të performuar në një turne ribashkimi, duke i quajtur ato qesharake dhe jo të vërteta.

Këngëtarja po paditet nga koreografi dhe themeluesi i grupit Robin Antin për dyshimin se nuk pranoi në një turne të paralajmëruar më parë. Por avokati i Scherzinger, Howard King tani ka thënë se detyrime të tilla “thjesht nuk ekzistojnë”.

Sipas dokumenteve ligjore të paraqitura nga Antin, Scherzinger kërkoi të rinegociojë marrëveshjen e ribashkimit për t’i dhënë asaj pjesën më të madhe në sipërmarrjen e re të biznesit të grupit.

Image


(Kosova Sot Online)