Adele zyrtarizon historinë e dashurisë me Rich Paul

  • E.K /
  • 20 September 2021 - 23:35
Adele zyrtarizon historinë e dashurisë me Rich Paul

Ajo është një Adele e re , më e bukur dhe më e ndërgjegjshme se kurrë.

 Në Instagram, këngëtarja tregon veten elegante dhe në formë të shkëlqyer, por së fundmi  zyrtarizoi historinë e dashurisë me agjentin sportiv  Rich Paul .

 Thashethemet ishin përhapur që nga korriku, çifti gjithashtu ishin fotografuar dhe nga paparacët, por tani nuk ka më dyshime. 

Adele kthen faqen.

 Kanë kaluar dy vjet nga divorci i dhimbshëm me burrin e saj Simon Konecki: këngëtarja 32-vjeçare dhe menaxheri 46-vjeçar kanë arritur një marrëveshje për divorcin e tyre.

 Çifti paraqiti një kërkesë për kujdestarinë e përbashkët të djalit të tyre tetëvjeçar Angelo. 

Avokatët e këngëtares thanë se ajo dhe Simon janë "të angazhuar për të rritur fëmijën e tyre së bashku me dashuri".

Tani Adele është gati të fillojë përsëri me agjentin sportiv 39-vjeçar të basketbollistit LeBron James dhe kampionëve të tjerë të NBA.

(Kosova Sot Online)