Emily Ratajkowski akuzon këngëtarin e njohur për ngacmim

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 14:51
Emily Ratajkowski akuzon këngëtarin e njohur për ngacmim

Emily Ratajkowski ka hedhur akuza ndaj Robin Thicke se e ka ngacmuar seksualisht gjatë xhirimeve të klipit të këngës “Blurred Lines”. Modelja e famshme, e cila ishte pjesë e klipit të hitit të vitit 2013, rrëfeu incidentin në librin e saj të ri.

Në atë kohë, dyshja qëndronin vetëm në set dhe modelja ishte e zhveshur teksa po xhironte. Ratajkowski tha se nuk i kishte bërë publike akuzat më herët sepse nuk donte të mendonte për këtë pasi kishte qenë i dehur.

Më tej, modelja ka theksuar se këngëtari i kishte kërkuar ndjesë: “Unë mendoj se ai nuk do ta kishte bërë këtë gjë po të kishte qenë esëll.”


(Kosova Sot Online)