Fisnik Syla, prapë “like” Fjolla Morinës

  • A.P /
  • 20 tetor 2021 - 21:30
Fisnik Syla, prapë “like” Fjolla Morinës

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina vazhdon aktivitetin nëpër rrjetet sociale

Mbrëmë ajo postoi disa foto me veshje ekstravagante.

Derisa ajo ishte për një kohë në paraburgim, pas lirimit nga burgu për Fjollën është thënë se i ka dhënë fund lidhjes me Fisnik Sylën dhe për këtë shkak ishte bërë largimi i fotove të tyre nga rrjetet sociale.

Këngëtarja nuk ka folur për këtë gjë dhe as nuk i ka mohuar apo pohuar këto lajme.

Por, ajo që është parë sonte është se biznesmeni, Fisnik Syla ua ka bërë like fotografive të Fjollës ku ajo është duke pozuar me një komplet veshje ngjyrë rozë dhe krem të çelur.

Kujtojmë se biznesmeni ua kishte pëlqyer edhe disa foto të tjera të Fjollës para një jave.

Image

(Kosova Sot Online)