Adele: Unë ndryshova atë që isha duke menduar

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 22:01
Adele: Unë ndryshova atë që isha duke menduar

Rikthimi i shumëpritur i këngëtares britanike, Adele, mbërriti në orët e para të së premtes, 15 tetor, me publikimin e këngës “Easy on Me”.

Një baladë “zemërthyer”, e vlerësuar mjaft nga kritikët e artit dhe fansat e saj, me më shumë se 11.5 milionë njerëz, që e kanë parë videon në YouTube, në vetëm shtatë orë.

“Easy On Me” është një këngë, nëpërmjet së cilës Adele shpjegon vendimin e saj për t’u larguar nga martesa e saj në vitin 2019, ndërsa i kërkon djalit dhe ish-burrit të saj për mirëkuptim.

“Unë ndryshova atë që isha duke menduar për ju të dy në radhë të parë”, këndon ajo, “por tani unë heq dorë”.

Artistja ka thënë se kjo këngë është incizuar për të ndihmuar djalin e saj nëntëvjeçar të kuptojë divorcin e tyre.

“Doja t’i shpjegoja tim biri, kur ai të jetë në të 20-at ose 30-at e tij, kush jam unë dhe pse kam zgjedhur këtë vendim”, deklaroi ajo për revistën ‘Vogue’.

Image

(Kosova Sot Online)