Fejohet aktori i njohur

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 16:32
Fejohet aktori i njohur

Taylor Lautner është fejuar me të dashurën e tij prej tre vitesh, Taylor Dome. Aktori i njohur e bëri me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale. Aktori ndau dy foto nga propozimi romantik, krahas së cilave shkroi: “Dhe kështu, të gjitha dëshirat e mia u realizuan”.

Ai i propozoi me një diamant me prerje ovale të dizajnuar me porosi. Dyshja e njohur e bëri publike romancën e tyre në vitin 2018, kur u shfaqën së bashku në rrjetet sociale me kostume të njëjta për Halloween. Taylor ka luajtur në një sërë filmash, por i njohur më së shumti është me rolin në Twilight.

(Kosova Sot Online)