Rikthehen bashkë Bradley Cooper dhe Irina Shayk?

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 19:30
Rikthehen bashkë Bradley Cooper dhe Irina Shayk?

Ish-çifti, Bradley Cooper dhe Irina Shayk, janë parë të afërt me njëri-tjetrin gjatë një shëtitjeje në New York.

Të dy me një veshje elegante, ecnin krah për krahë dhe thuhet se po shkonin në shtëpinë e Cooper.

Ata ndajnë një vajzë 4-vjeçare, Lea, dhe Shayk më parë ka thënë për Elle se ajo e përçmon fjalën “bashkëprindërim”.

“Nuk e kam kuptuar kurrë termin bashkëprindërim. Kur jam me vajzën time, jam 100% nënë, dhe kur ajo është me babin e saj, ai është 100% babai i saj. Bashkëprindërim do të thotë thjesht prindër,”– tha Shayk.

Shayk shpjegoi gjithashtu pse heziton të flasë për marrëdhënien e saj me aktorin e, me të cilin ishte në një lidhje nga 2015-2019.


(Kosova Sot Online)