Shkurte Fejza sot feston ditëlindjen/Hajrushi e uron: Jeta ime gëzuar ditëlindjen

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 16:15
Shkurte Fejza sot feston ditëlindjen/Hajrushi e uron: Jeta ime gëzuar ditëlindjen

Këngëtarja e cila ka bërë epokë në muzikën popullore shqiptare, pamedyshje është Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sot më shumë se asnjëherë, Fejza ka arsye për të qenë e lumtur, pasi pikërisht sot Shkurtja feston ditëlindjen.

Bashkëshorti i saj Hajrush Behluli përmes një postimi në profilin e tij, ka uruar Shkurten me fjalët:Jeta ime gëzuar ditëlindjen.

Image

 

 

 

Këngëtarja sot po feston 60-vjetorin e lindjes, me këtë rast edhe ne i urojmë Shkurte Fejzës, shëndet e gjitha të mirat në jetë.

Image

(Kosova Sot Online)