Adele mbetet jashtë nominimeve të Grammy Awards 2022

  • A.P /
  • 24 November 2021 - 17:10
Adele mbetet jashtë nominimeve të Grammy Awards 2022

Albumi “30” i këngëtares Adele nuk ishte i përshtatshëm për asnjë nominim për çmimet “Grammy 2022” për shkak të datës së publikimit.

Materiali i përshtatshëm për “Grammy 2022”, për të cilin nominimet u shpallën të martën, duhej të ishte publikuar nga 1 shtatori 2020 deri më 30 shtator 2021, sipas Akademisë së Regjistrimit.

Artistja muzikore 33-vjeçare publikoi këngën e saj të parë të albumit, “Easy on Me”, më 15 tetor 2021, dhe albumi në tërësi u publikua më 19 nëntor 2021.

Materiali do të jetë i përshtatshëm për çmimet “Grammy 2023”; albume të tjera të dukshme në të njëjtën rrethanë përfshijnë atë të Megan Thee Stallion, “Something for Thee Hotties”, “=” nga Ed Sheeran, dhe “Red (Taylor’s Version)” të Taylor Swift.

Adele në karrierën e saj fitoi 15 nga 18 nominimet e Grammy-t, duke përfshirë çmimet e rëndësishme: “Artistja e re më e mirë” dhe dy herë duke fituar çmimet për “Albumin e vitit” dhe “Këngën e vitit”.

Adele muajin e kaluar njoftoi datën e publikimit të albumit, i pari i saj në gjashtë vjet, në një postim në Instagram në të cilin ajo deklaroi se ishte ‘gati për ta nxjerrë më në fund këtë album’.

(Kosova Sot Online)