Kida vjen me albumin e saj të parë

  • A.P /
  • 13 December 2021 - 20:14
Kida vjen me albumin e saj të parë

Kida është drejt finalizimit të albumit të saj.

Këngëtarja kosovare e cila pëlqehet shumë për muzikën që lanson tash e disa vite ka treguar se 21 dhjetorit do jetë datë e veçante.

Albumi i saj do të publikohet pikërisht me këtë datë, ndaj sot ka zbuluar listën e këngëve që do t’i përfshijë në album.

Janë gjithsej 12 këngë ku shumica të padëgjuara pjesë e albumit të quajtur “Orchide”.

“Pas ma shumë se një vjet pune dhe angazhim jom super e lumtur me nda me juve daten dhe listen e kengeve te albumit tem te pare.

Vullneti dhe deshira që me ju pru juve diqka qe secili e gjen veten dhe knaqet tu e ngu kete album nuk m’ka lon mu lodh gjate ksaj kohe.

Pasi qe eshte albumi i pare kom dasht me bo pak ma personal edhe e kom titullu me emrin tem, ko me lansu per dite te lindjes edhe i ka 12 kange si muaji i lindjes.

Faleminderit per mbeshtetjen te gjithve, shpresoj qe ko me ju pelqy albumi ❤️

Ne linkun ne bio mundeni me “pre-order”.

Orchidé 21.12.2021”, ka shkruar Kida.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIDA (@kida)

(Kosova Sot Online)