Adele fiton 20 milionë euro

  • A.P /
  • 29 December 2021 - 21:29
Adele fiton 20 milionë euro

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Adele ka fituar më shumë se 33 milionë euro brenda një viti, nga dy kompanitë e saj muzikore.

Përmbledhjet e llogarive të bëra deri më 31 dhjetor tregojnë se këngëtarja kishte të ardhura të mëdha pas publikimit të albumit“30”. ‘Melted Stone Ltd’, e cila u formua në prill të vitit 2008, ku Adele është drejtoresha e vetme e kësaj kompanie fitoi para në bankë dhe në dorë në shumën prej gati 20 milionë euro . Gjithashtu, ajo pritet të fitojë mesatarisht më shumë se dy milionë dollarë në shfaqje në koncertin e saj të ardhshëm në Las Vegas, “Weekends With Adele”.

(Kosova Sot Online)