2021-ta, një vit plot zhurmë për Fifin

  • A.P /
  • 31 December 2021 - 20:32
2021-ta, një vit plot zhurmë për Fifin

Viti 2021 mund të konsiderohet njëri prej viteve më të zhurmshme për këngëtaren Filloreta Raçi që në publik njihet për Fifin

Bërtima, debate dhe alivanosje!

Kështu mund të konsiderohet aventura në shtëpinë e Big Brother për këngëtaren Fifi.

E njohur për zërin e saj bylbyl, për baladat që ta thyejnë zemrën, për tekstet goditëse dhe krijimin e vijave të forta melodike, Fifin në shtëpi të Big Brother na u shfaq ndryshe.

Debatet me zë të lartë, emocionale, ndonjëherë ekzagjeronte temat për dashurinë e ku fliste edhe për problemet e saj me depresionin, bënë që fansat e saj ta shohin ndryshe këtë artiste nga që e kanë parë deri me tani.

Por, në fund zëri i Fifit na ngrohi me këngën “Diell” që pavarësisht një demo është bërë njëra prej këngëve më të dashura tek të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

(Kosova Sot Online)