Davidson flet për herë të parë për Kim Kardashian

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 15:13
Davidson flet për herë të parë për Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë zyrtarisht çift.

Edhe pse kjo dihej prej kohësh, pasi pamjet flisnin vetë, dyshja nuk kishin folur asnjëherë për njëri-tjetrin në publik.

Ka qenë Pete që së fundmi ka folur për “të dashurën e tij të re”, duke shënuar herën e parë që e pranon në publik.

Kur u pyet nëse rritja e famës së tij kishte çuar në një mënyrë jetese më “argëtuese”.

Davidson u përgjigj se shumica e ditëve të tij konsistojnë në shkuarjen në xhirime ose të kalojë kohë me miqtë ose të dashurën.

“Nëse kam pushim, ose rri me miqtë e mi ose argëtohem me të dashurën time brenda”- tha Davidson për “People”, duke iu referuar Kim Kardashian.

Image

(Kosova Sot Online)