Debati për Xhafer Devën e tërheq edhe Unikkatilin

  • A.P /
  • 09 February 2022 - 17:20
Debati për Xhafer Devën e tërheq edhe Unikkatilin

Debati për Xhafer Devën, figurën polarizuese të histografisë shqiptare e ka tërhequr edhe Unikkatilin, reperin nacionalist nga Prishtina që jeton në SHBA.

Unikkatili i ka reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili u shpreh i shqetësuar të hënën lidhur me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Reperi e quajti hipokrit qëndrimin e diplomatit gjerman, i cili vlerësoi se Kosova po e shtrembëron të vërtetën për Holokaustin me restaurimin e shtëpisë së politikanit që kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve.

“Ambasador, a nuk do të thoni se është pak hipokrite të restaurohen monumentet naziste në Nuremberg dhe pastaj të bëheni krejt “i drejtë” për një ndërtesë që përfaqëson një pjesë të historisë për shqiptarët?”, shkroi ai.

Unikkatili tha se Mynihu është plot me ndërtesa naziste.

“Ose kur jemi këtu, më kujtohet se Mynihu është plot me ndërtesa naziste dhe nuk shoh që dikush t’i rrëzojë ato. Restaurimi i një ndërtese historike nuk do të thotë që të jeni në anën e askujt, thjesht fshirja e historisë është gjithmonë një gabim”, shtoi ai.

Sipas Unikkatilit, Xhafer Deva kishte refuzuar t’ua dorëzonte hebrenjtë nazistëve.

“Asnjë hebre nuk vdiq në Shqipëri dhe ai ishte pjesë e arsyes”, shkroi reperi, të cilit ambasadori gjerman i duket “qartësisht i painformuar”.

(Kosova Sot Online)