Einxhel takon babain: E kishim lënë të takoheshim në finale

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 22:45
Einxhel takon babain: E kishim lënë të takoheshim në finale

Prezantuesja Einxhel Shkira është njëra prej katër finalisteve të spektaklit Big Brother VIP.

Ajo është shquar si një prej femrave më luftarake të këtij edicioni, teksa e quajti gjatë finales së BBV rrugëtimin e saj në këtë aventurë si një rrugëtim jo të lehtë.

Në finalen e madhe, ajo është befasuar me një vizitë nga babai i saj, piktori Muzafer Shkira, i cili ka thënë fjalët më të mira dhe të lavdishme për suksesin e vajzës së tij.

Madje ai tha se Enxhi gjeti dashurinë e saj nga Kosova, për DJ Dagz.

Einxhel: E kishim lënë të takoheshim në finale.

Babai i Einxhel: Jam shumë krenare për ty i shkove deri në fund. Të uroj më të mirat, gjete dhe dashurinë . More një dashuri shumë të bukur, atë prej Kosove. Ti erdhe ne finale edhe për dashurinë tënde. Sot je e kompletuar të uroj shumë suksese, sepse për ty sot fillon gjithçka.

Image

(Kosova Sot Online)