ACM Awards 2022: Lista e plotë e fituesve

  • G.G /
  • 09 March 2022 - 10:30
ACM Awards 2022: Lista e plotë e fituesve

Emrat më të mëdhenj të muzikës “country” u mblodhën për të festuar artistët e këtij zhanri në edicionin e 57-të, në ceremoninë e “Academy of Country Music Awards”!

Që në nisje të kësaj shfaqjeje – e cila u drejtua nga Dolly Parton, Jimmie Allen dhe Gabby Barrett – Chris Young arriti një sukses të madh duke u nominuar shtatë herë.

Aktorja Blake Lively gjithashtu fitoi dy nominime – nominimet e saj të para në një shfaqje të tillë- për prodhimin dhe regjinë e videoklipit të Taylor Swift për “I Bet You Think About Me (Versioni Taylor).

Parton, e cila mbylli mbrëmjen duke ia kushtuar të gjithë spektaklin Ukrainës, realizoi një duet me Kelsea Balerinin. Përveç kësaj, Kelly Clarkson bëri një nderim të përzemërt për Parton gjatë shfaqjes.

Lista e plotë e fituesve të këtij viti:

Argëtuesi i vitit: Miranda Lambert

Artistja femër e vitit: Carly Pearce

Artisti mashkull i vitit: Chris Stapleton

Dyshja e vitit: Brothers Osborne

Grupi i vitit: Old Dominion

Artisti i ri mashkull i vitit: Parker McCollum

Artistja e re femër e vitit: Lainey Wilson

Albumi i vitit: “Dangerous: The Double Album” – Morgan Wallen

Kënga solo e vitit: “If I Didn’t Love You” – Jason Aldean, Carrie Underwood

Kënga e vitit: “Things A Man Oughta Knoë” – Lainey Wilson

Videoja muzikore e vitit: Elle King dhe Miranda Lambert

Ngjarja muzikore e vitit: Carly Pearce dhe Ashley McBryde.

(Kosova Sot Online)