Robert Berisha publikon këngën kushtuar 'Nanës'

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 19:05
Robert Berisha publikon këngën kushtuar 'Nanës'

Siç kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtari Robert Berisha publikoi këngën e tij më të re me titull “Nanë”.

Kënga e zhanrit baladë është një dedikim për nënën e tij të ndjerë, Teuta Berishën, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar.

Baladë me titull “Nanë” është realizuar edhe me një klip, në të cilin këngëtari vjen me një performancë të thjeshtë dhe mjaft të ndjeshme nën ngjyrat bardhë e zi.

Këngëtari e përmbyll klipin me një fotografi të nënës së tij, poshtë së cilës shkruhet: “Nëna, çdo dashuri fillon dhe përfundon atje”. 

(Kosova Sot Online)