Çmimet e biletave për ‘Met Gala’ 2022 do ju lënë të gjithëve pa fjalë

  • G.G /
  • 30 April 2022 - 13:35
Çmimet e biletave për ‘Met Gala’ 2022 do ju lënë të gjithëve pa fjalë

Teksa e gjithë bota është sy e veshë nga eventi më i njohur i modës “Met Gala” 2022 i cili për shkak të pandemisë tashmë do të rikthehet fuqishëm pas dy vitesh mungesë të gjithë jemi kuriozë të dimë se sa variojnë çmimet e biletave.

Prestigjozja “New York Times” raporton se biletat për galerinë e 2021 kushtojnë plot 35,000 dollarë secila dhe tavolinat variojnë nga 200,000 deri në 300,000 dollarë.

Thuhet se në të shumtën e rasteve kur të famshmit ftohen në Met Gala nga markat e modës, të cilët i paguajnë biletat e tyre për të marrë pjesë. Vitin e kaluar u raportua se disa prej markave më të mëdha të modës iu kërkua të paguanin biletat për stilistë të rinj që nuk mund të përballonin çmimin.

Met Gala është një mbledhje fondesh për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit dhe paratë që mblidhen shkojnë për mirëmbajtjen e muzeut. Raportohet se disa vite më parë, një pjesë e anëtarëve të grupit “Friends of the Costume Institute” nuk u ftuan.

“Anna [Wintour] është jashtëzakonisht kufizuese se kush mund të blejë një biletë”, tha një burim për median. “Shumë njerëz që njoh që janë miq, që kanë para për të paguar, por janë refuzuar. Anna vendos që ata nuk mund të shkojnë. Pikë.”

Sigurisht që disa nga emrat e njohur të stilistëve më të pasur në botë tashmë dihet se cilët janë kështu kur t’ju tregojmë vlerën neto të pasurisë së tyre sigurisht që përballimi i këtyre biletave është mjaft e lehtë për to.

(Kosova Sot Online)