I mahniti të gjithë, fustani i Blake Lively transformohet

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 14:25
I mahniti të gjithë, fustani i Blake Lively transformohet

Blake Lively u shfaq me një fustan vezullues që u transformua në mënyrë dramatike ndërsa ajo ecte në tapetin e kuq të Met Gala 2022. Bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds kishte veshur një smoking klasik nga Ralph Lauren ndërsa Lively mahniti fustanin e personalizuar.

Fustani rozë që kishte një shkëlqim metalik ishte krijuar nga Versace. Por ndërsa ajo ngjiti shkallët në hyrje të Muzeut Metropolitan të Artit, fustani u “shndërrua” totalisht. Me ndihmën e disa burrave, Lively lëshoi disa pjesë që ishin mbledhur duke krijuar një bisht të gjatë.

Bashkëshorti i saj mbetet i surprizuar dhe reagimi është bërë viral në rrjet. Fustani është frymëzuar nga Statuja e Lirisë, që u ndërtua në New York në  1885 gjatë asaj që njihet si Epoka e Praruar dhe ishte tema e Met Gala. “Ky fustan është një homazh për qytetin e Nju Jorkut dhe shumë prej ndërtesave ikonike.”, theksoi ajo.

Image

(Kosova Sot Online)