Çfarë i bëri bashkë Noizyn dhe Yll Limanin?

  • A.P /
  • 09 May 2022 - 20:09
Çfarë i bëri bashkë Noizyn dhe Yll Limanin?

Artistë të shumtë të estradës kanë filluar përgatitjet për sezonin veror 2022, shumë prej tyre kanë zgjedhur që të bashkojnë forcat, në mënyrë që të sjellin bashkëpunime në tentim për të arritur majat e suksesit në garën e hiteve verore.

E mesa duket, dy prej emrave që lakohen për një bashkëpunim të mundshëm janë Yll Limani dhe Noizy.

Pavarësisht se i përkasin dy zhanreve krejt të ndryshme, burimet e Telegrafit kanë mësuar se dyshja kanë kontaktuar me njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve, ende nuk dihet nëse ata kanë nisur incizimin e këngës, por që qëllimi për të sjellë diçka së bashku duket se është i qartë.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me kombinimin e këtyre dy artistëve, njëri i cili i përket rrymës puro hip-hop, e tjetri i zhanrit Pop dhe R&B.

 

(Kosova Sot Online)