Jonida ndan momentin e këndshëm me të birin

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 14:44
Jonida ndan momentin e këndshëm me të birin

Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar se ka një raport shumë të ngushtë me të birin, Danin.

Gjatë gjithë karrierës së saj Jonida është treguar shumë e rezervuar sa i përket postimeve me djalin, por së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një moment të këndshëm që e ka prekur atë.

“Ai momenti kur vjen papritur e të gush yt bir dhe ti mirë që ke telefonin aty pranë dhe e ruan si kujtim”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë me të birin.

Kujtojmë që Dan festoi përvjetorin e 10-të të lindjes në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Image

(Kosova Sot Online)