Noizy dhe Ylli gati për lansimin e këngës 'Alkool'

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 14:54
Noizy dhe Ylli gati për lansimin e këngës 'Alkool'

Artistë të shumtë të estradës kanë filluar përgatitjet për sezonin veror 2022.


Shumë prej tyre kanë zgjedhur që të bashkojnë forcat, në mënyrë që të sjellin bashkëpunime në tentim për të arritur majat e suksesit në garën e hiteve verore.


E mesa duket, dy prej emrave që po vijnë me një bashkëpunim janë Yll Limani dhe Noizy.


Pavarësisht se i përkasin dy zhanreve krejt të ndryshme ata do ta publikojnë këngën e tyre "Alkool" nesër në ora 18:00.

Image

(Kosova Sot Online)