Shqipja e mallkon keq një polic pasi e dënoi

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 08:26
Shqipja e mallkon keq një polic pasi e dënoi

Në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, Shqipe Hysenaj tregon se ka marrë një gjobë pasi kishte lënë makinën në rrugë. E revoltuar ndaj punonjësit të policisë, i cili sipas saj nuk e kishte paralajmëruar për gjobën, Shqipja i uron që paratë që do paguajë ajo si gjobë, “t’i bëjë ilaçe.”

Ajo ka përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka bërë tag dhe duke i bërë thirrje që të marrë masa ndaj këtyre personave dhe të mos kapet me “njerëzit e shkretë.”

“Ndalova për të blerë diçka 5 minuta makina ishte me bllokazh dhe marrim 30 mijë lekë gjobë nga punonjë i policisë. Dmth 3 herë bliblilit nuk i ra që është e nevojshme që ti bjeri. Mbase ky punonjësi i policisë nuk i di mirë rregullat dhe nuk e di pse e kanë futur në punë.

Më vjen shumë keq për popullin që udhëhiqet nga njerëz të tillë dhe janë sipër njerëz të tillë, pra punonjës të policisë që nuk e bëjnë punën siç duhet. Ju lutem kryeministrit, Zoti Edi Rama, të vëri dorë mbi këta persona dhe mos të kapet me njerëzit e shkretë, që nuk kemi as parkingje në mes të bllokut, nuk kemi as një vend ku të ndalojmë që të mbarojmë punë. Ju lutem na lejoni që të paktën 15 minuta kohë që ne të mbarojmë detyrimet tona.

Dhe sa herë të kem shqetësime të tilla, vërtet më përpara nuk e kam ngritur zërin, por ka ardhur momenti që unë do i bëj tag kryeministrit tonë për çdo problem që do kem pikë. Ah edhe meqë ra fjala, atë 30 mijë lekësh ti punonjës i policisë i bëfsh ilaçe, ta uroj shpirtërisht në sy të të gjithë njerëzve, ilaçe”- shprehet Shqipja në videon e postuar.

(Kosova Sot Online)