Pas Shkurte Fejzës edhe Sibel Can e 'kall' dasmën e djalit të saj

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 20:06
Pas Shkurte Fejzës edhe Sibel Can e 'kall' dasmën e djalit të saj

Derisa të shtunën këngëtarja e njohur Shkurte Fejza, e kalli atmosferën në dasmën e djalit të saj. Një ditë pas djali i yllit të muzikës turke Sibel Canit, Engincan Ural u martua me Merve Kaya, me të cilën ishte dashuruar prej disa kohësh, të dielën e 9 tetorit në Bodrum, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Në rrjetet sociale janë shpërndarë foto nga dasma ku kanë marrë pjesë shumë emra të njohur. 

Sibel Can, e cila prezantoi pozën e saj me fëmijët në ceremoni për vlerësimin e ndjekësve të saj, mori komente nga kolegët e saj Nükhet Duru dhe Seren Serengil.

Image


Dasma e çiftit u krye nga nënkryetari i bashkisë së Bodrumit Ummahan Yurt. Zëdhënësi i AK Partisë Ömer Çelik ishte mes dëshmitarëve të dasmës së Engincan Ural.

Duke i paraqitur certifikatën e martesës Merve Kaya, Ömer Çelik i tha Engincan Ural: “Mos i harro dy ditët; një më 9 tetor dhe një më 14 shkurt”. Çifti në këto ditë të lumtura nuk i lanë vetëm miqtë e tyre si dhe familjet e tyre.

{

}

Image


Sibel Can performoi në dasmën e djalit të saj. Pas dasmës, artistja këndoi këngët e saj për djalin, nusen dhe të ftuarit. 

Në klarinetë gjatë natës ka luajtur edhe Hüsnü Şençiler, i cili ishte në mesin e të ftuarve. Në ceremoni mori pjesë edhe Melisa Ural me Alaattin Kadayifçıoğlu, me të cilin është dashuruar prej kohësh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Image

 

(Kosova Sot Online)