Rita Ora në pulla postare të Kosovës

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 17:27
Rita Ora në pulla postare të Kosovës

Pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës, është bërë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Të shtunën më 26 nëntor, në një ditë të veçantë për artisten e madhe shqiptare dhe britanike, pikërisht në ditëlindjen e saj, pulla me imazhin e saj do të lëshohet në qarkullim postare.


Për më shumë se dhjetë vite në majat më të larta të skenës muzikore dhe artistike ndërkombëtare, ajo shfrytëzoi çdo rast që përmes famës së vet të promovojë vendin e saj të lindjes, Kosovën, si dhe tërë kombin shqiptar.

Image

(Kosova Sot Online)