Kush e ka shqetësuar Luizin sipas Kiarës?

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 21:00
Kush e ka shqetësuar Luizin sipas Kiarës?

Në Big Brother Albania Vip vijon të ketë vëmendjen e publikut dyshja Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sot Kiara i tha Luizit se në shtëpi mbase mund të futet dikush më i fortë se ai apo se Olta. 

 

Luizi tha se ka pasiguri për marrëdhënien e krijuar mes tyre, por Kiara tha se ky raport do të shihet jashtë.

Sipas Kiarës, ndryshe nga Luizi apo të tjerët që duan të bëjnë lojë, ajo është më ndryshe, më e vërtetë dhe i mendon mirë disa gjëra. Duke ndenjur në dhomën e izolimit, Kiara i tha Luizit se është bërë i frikshëm, duke i përmendur edhe Tean.

Image


Kiara: Ke marrë një pamje, je vërenjtur, je bërë i frikshëm. Të paska shqetësuar Tea.


Luizi: Tean e kam pasur që ditën e parë që kam hyrë këtu. E di atë shprehjen “qeni që nuk leh të ha?”

Kiara: Nuk e kam vënë re, tani që ma the ti do e shof.

Luizi: Unë dua vetëm të shkoj në 10-she. Po shkova deri aty e kam të fituar.

E pyetur nga Luizi se kë nga banorët sheh në finale, Kiara veçoi Oltën, Amosin dhe Kristin. Kjo e fundit tha se nuk e sheh veten si lojtare e fortë dhe i kërkoi Luizit të ndërrojë temë, pasi nuk ka dëshirë të flasë më shumë.

(Kosova Sot Online)