Zbulohen detaje pse u arre'stua bashkëshorti i Arta Bajramit

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 17:21
Zbulohen detaje pse u arre'stua bashkëshorti i Arta Bajramit

Raportohet se dje nga Policia e Kosovës, për vjedhje të orëve luksoze “Rolex”,  është arrestuar Xhemajl Xhimi Sekiraqa, tashmë i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Thuhet se i arrestuari është Xhemajl Sekiraqa.


Policia e Kosovës ka njoftuar dje se i arrestuari është i kërkuar edhe me arrest ndërkombëtar.

“Dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar”.


Gjatë ditë së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti doli se është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Kuvajtit.

Tutje thuhet se arrestimi i tij është bërë pasdite në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, Sekiraqa i cili njihet edhe me nofkën ‘Xhimi’ është bashkëshorti i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajrami.

Image

(Kosova Sot Online)