'Me ty' kënga që Luiz Ejlli ia ka kushtuar Kiarës

  • A.P /
  • 14 February 2023 - 14:27
'Me ty' kënga që Luiz Ejlli ia ka kushtuar Kiarës

Sonte me rastin e "Shën Valentinit", në "Big Brother Albania VIP" do të ketë befasi, pasi këngëtari dhe banori më i preferuar i publikut Luiz Ejlli ka përgatitur një këngë dedikuar tanimë të dashurës së tij, moderatores Kiara Tito, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Me ty" , mban titullin kënga vargjet e së cilës "Kosova Sot" ua sjell në vijim derisa dhe kënga tanimë është publikuar në you tube dhe s'ka dyshim se do jetë një hit i vërtetë...

 

Nuk e besoja se do falja çdo ndjesi
E të mendoja veç për ty, për ty çdo ditë

Në sy u pamë, me ty sot jam,
më dridhet shpirti kur afër t’kam.
Nojher t’mërzis, nojher t’lëndoj,
me ty marr frymë, me ty jetoj.

Në sy u pamë, me ty sot jam
më dridhet shpirti kur afër t’kam.
Nojher t’lëndoj, gaboj, t’lëndoj…

Veç du me t’mbajt në krahë e me t’thon sa shumë të du.

T’lutem merri sytë e mi, shikoje veten ti tek unë! 

Veç du me t’mbajt në krahë me të mbajt e me t’shtrëngu.

Ta dëgjosh ti zemrën time, se ka shumë për me tregu.

(Kosova Sot Online)