Fotinia zbulon të pathëna pas daljes nga 'BB VIP'

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 15:33
Fotinia zbulon të pathëna pas daljes nga 'BB VIP'

Për eksperiencën e saj në  “Big Brother Albania Vip” ka folur ish-banorja  Fotini Derxho, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo përfundoi rrugëtimin në BBV rreth një javë më herët dhe kjo ishte dalja e saj e parë pasi la shtëpinë e vëllait të madh. Ish-banorja u shpreh se kishte nevojë për këto ditë qetësie pranë familjarëve në Gjirokastër.

 

Teksa komentoi lojën e saj, Fotinia u shpeh disi e penduar për momentet kur sipas saj doli nga vetja gjatë debateve me Oltën.

“Mendoj që ishte palidhje momenti kur fillova të kapesha me Oltën se jam treguar shumë e sinqertë dhe kam shprehur dëshirën që ajo të mos bëhej negative se kishte një pozicion të rëndësishëm në atë shtëpi”, tha ajo.


“Banori më pak vetvetja është Qetsori se hyri me sëpatë në dorë dhe tani është bërë aleat me Luizin meqë i ka premtuar një vend në finale”, tha më tej Fotinia, e cila kujtoi edhe një nga këshillat e Luizit për të mos u bëre aletate me Qetsorin.


(Kosova Sot Online)