Keisi: Hodhët vrer mbi emrin tim, mallkuat e shpifët

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 09:24
Keisi: Hodhët vrer mbi emrin tim, mallkuat e shpifët

Keisi Medini ka reaguar lidhur me akuzat dhe spekulimet që janë bërë për të gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshmë të “Big Brother Vip Albania”.

Keisi shkruan se nuk ka lënduar e ofenduar asnjëri dhe se sinqeriteti i saj u mor për dobësi.

Ajo ka thënë se ajo është përpiqur të jep sa më shumë dashuri.

Ajo ka shkruar se njerëzit kanë hedhur vrer mbi të dhe se kanë shpifur gjëra për të.

“Hodhët vrer mbi emrin tim. Shpifët dhe gjykuat veprimet e mia. Më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj, e epitet, aq më tepër edhe ‘e lidhur’. Folët me aq konfidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda vetes për një 22-vjeçare që s’bëri asgjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoi e lëndoi njeri. I dha përqafim çdo banori, u përpoq të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim gjithashtu dhe naivitetin e tepruar. Unë prap do buzëqesh akoma më shumë dhe jam më e fort se kurrë, po s’do lejoj më njeri të hedhë baltë mbi emrin tim”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)