A ka ndërhyrje të reja estetike 'Hyremi'?

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 19:55
A ka ndërhyrje të reja estetike 'Hyremi'?

Merjem Uzerli, e cila u bë e njohur dhe tepër e dashur për audiencën me interpretimin e Sulltaneshë Hyrremit, personazhit më identifikues që shenjoi karrierën e saj, shpeshherë komentohet për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë në fytyrë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Së fundmi, Uzerli po përflitet për të tjera ndryshime në fytyrën e saj.

Mësohet se ajo ka bërë një operacion të ri i cili nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Në fotot e postuara, ajo ka marrë një reagim nga ndjekësit të cilët i janë drejtuar aktores duke e kritikuar se e ka tepruar disi.

Komentet e tyre kritikuese në fotot e aktores ngjallën dyshime se kësaj here ajo kishte ndërhyrë në fytyrën e saj duke mbushur mjekrën dhe faqet.

Image

(Kosova Sot Online)