Pas rastit të fundit, Luana Vjollca iu bën apel të rinjve

  • E.K /
  • 07 October 2023 - 12:43
Pas rastit të fundit, Luana Vjollca iu bën apel të rinjve

Moderatorja, Luana Vjollca, para disa ditëve ka qenë pre e një mashtrimi keqdashës kibernetik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo pasi në rrjetet sociale filloi të qarkullonte një video e punuar me inteligjencë artificiale (AI), e cila prezantohej si një video intime e prezantueses.

Pasi është vërtetuar edhe nga ekspertët që videoja ka qenë e montuar, Luana përmes një shkrimi të gjatë ka reaguar për herë të fundit në rrjetet sociale, duke apeluar te të gjithë që të kenë kujdes të shtuar në këtë periudhë, ku tashmë po përdoret kjo lloj teknologjie e re.

(Kosova Sot Online)