Bebe Rexha lajmërohet nga Arabia

  • A.P /
  • 22 December 2023 - 17:00
Bebe Rexha lajmërohet nga Arabia

Bebe Rexha ka arritur në Jeddah të Arabisë Saudite, prej ku ka ndarë disa pamje përmes një videoje të shpërndarë në InstaStory, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bebe shihet e mbuluar, gjest ky që tregon respektin ndaj kulturës dhe zakoneve fetare të këtij vendi.

Ajo pritet të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror të Klubeve të FIFA-s 2023, ku do të performojë himnin zyrtar të këtij eventi sportiv, me këngën që titullohet “It’s On”.

Image

(Kosova Sot Online)