Butrint Imeri në zi: Do të më mungosh përjetë

  • A.P /
  • 25 June 2026 - 11:06
Butrint Imeri në zi: Do të më mungosh përjetë

Këngëtari Butrint Imeri ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij, duke i kushtuar një mesazh tejet emocional në rrjetet sociale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në dedikimin e tij, ai shpreh mirënjohjen për dashurinë, mirësinë dhe kujtimet që kanë ndarë së bashku, duke theksuar se ajo do të mbetet përgjithmonë pjesë e zemrës dhe shpirtit të familjes.

 

“Gjyshja jem, ti m’ke msu se çka o dashnia e pastër edhe mirësia… Do të më mungosh përjetë”, shkruan mes tjerash Butrinti në mesazhin prekës, duke i uruar prehje të qetë dhe mëshirë hyjnore.

Postimi i tij është shoqëruar me reagime të shumta ngushëllimi nga fansat dhe miqtë, të cilët kanë shprehur mbështetjen për artistin dhe familjen e tij në këtë periudhë të vështirë.

 

(Kosova Sot Online)