Vdiq aktori Hadi Shehu
Ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare aktori nga Gjakova, Hadi Shehu. Familjarët kanë njoftuar se Shehu ka vdekur pas një sëmundje.
Hadi Shehi ishte angazhuar në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës.
Ai është njëri prej themeluesve të Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherit dhe Drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007.
Kishte diplomuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e Artit dramatik, klasa e Faruk Begollit.
Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindra role në drama të ndryshme Ndër to edhe në: " “Fisheku në pajë ", "Njeriu me top ", " Epoka para Gjyqit ", " Monserati ", " Kur shpirti ndërron jetë "...
Ka luajt në role kryesore në dhjetra filma artistik, më të njohurit janë:
§ "Gjurmë të bardha " (1980),
§ "Kur pranvera vonohet " (1979),
§ "Era dhe lisi " (1979).
(Kosova Sot)
