Robert Pattinson është i humbur në hapësirë

  • 10 April 2019 - 15:13
Robert Pattinson është i humbur në hapësirë

Toka është shumë e largët, moti e harruar  

Regjisorja Denis, e cila ka një stil joshës vizual, kalon shumë kohë duke u përqendruar te kafka e Pattinsonit në filmin "High Life", i cili, nga ana e tij, përqendrohet te personazhi i tij i çrregullt, Monte. Ai është njëri ndër pjesëtarët e ekipit kriminal, që përbëhet nga meshkuj dhe femra të bukura

Nëse nga jashtë çdo gjë duket e qetë, brenda, në anijen kozmike, ka shumë aksion: lëngje trupore, ngërçe të dhunës, ngritje dhe rregullim të kokës së Robert Pattinsonit. Kemi të bëjmë me një kokë mahnitëse, me lëkurën e zbehtë që mbulon eshtrat, me një pamje kryekëput të një portreti 'Cubist'. Regjisorja Denis, e cila ka një stil joshës vizual, kalon shumë kohë duke u përqendruar te kafka e Pattinsonit në filmin "High Life", i cili, nga ana e tij, përqendrohet te personazhi i tij i çrregullt, Monte. Ai është njëri ndër pjesëtarët e ekipit kriminal, që përbëhet nga meshkuj dhe femra të bukura (Mia Goth, Lars Eidinger dhe muzikanti André Benjamin po ashtu janë aty), të cilët vite më parë ishin marrë vesh që të merrnin pjesë në një mision hapësinor, me qëllim që t'i iknin dënimit me vdekje.

Lepuri i bardhë Udhëtimi i tyre ka të bëjë diçka me katastrofën ambientale të Tokës, por kjo shërben më shumë që regjisorja Denis ta eksplorojë anën e errët të imagjinatës së saj. Puna e Denisit mund të jetë intoksikuese, e mbushur me pamje të forta, marramendëse, që rezonojnë fuqishëm. Herë pas here duket se në rend të parë vjen bukuria, e cila herëve të tjera shoqërohet me një ide të rastit. Vite pasi që kemi parë filmin e saj "Nénette et Boni" (1996), nuk është se na kujtohet edhe aq shumë ngjarja e këtij filmi. Por, në kujtim na kanë mbetur fantazitë erotike, pastaj lepuri i bardhë, i vendosur në papuçet leshatore të femrave, etj. Edhe filmi "High Life" ka pamjet e tij mbresëlënëse, të cilat në disa raste plotësojnë njëra-tjetrën si pjesë të mozaikut, apo thjesht, nuk kanë asnjë kuptim të veçantë.

Rrëfimi fillon që të marrë formë shkurt pas lindjes së një vajze, arritja e papritur e së cilës prish stabilitetin edhe ashtu të brishtë në anijen kozmike. E quajtur Willow (dhe e luajtur nga Scarlett Lindsey dhe Jessie Ross), bebja është e para që iu mbijeton intervenimeve eksperimentale të Dibs (Juliette Binoche), mjekes demente të anijes. Edhe vet Dibs ka një të kaluar kriminale, por megjithatë dominon ndaj anëtarëve të tjerë të ekuipazhit, të cilët i mban nën kontroll me anë të ilaçeve.

Energjia erotike Por, ndër obligimet më të rëndësishme të saj është mbledhja e farës (spermës), ku donatorët shpërblehen me pilula. Atë spermë ajo e përdor për të fekonduar gratë. Natyrisht, Dibs i ka arsyet e veta, të cilat mund të jenë aq jo bindëse, saqë automatikisht lind pyetja pse Denis kishte marrë mundin t'i ofronte ato. Ajo që i intereson Denisit, është çdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe këmbimin jo fizik të lëngjeve midis një burri dhe një gruaje. Ka pak gjëra të tjera që i interesojnë asaj. Sikur që ndodh shpesh në filmat e regjisores Denis, "High Life" vibron me energji erotike të intensitetit të ulët, e cila duket paksa edhe e rrezikshme. 

(Kosova Sot)