Intervistë me këngëtaren Albina Kelmendi: Nuk ka zhanër të mirë apo të keq, gjithçka varet nga interpretimi dhe ndjenja që e përçon përmes këngës

  • 11 May 2020 - 13:20
Intervistë me këngëtaren Albina Kelmendi: Nuk ka zhanër të mirë apo të keq, gjithçka varet nga interpretimi dhe ndjenja që e përçon përmes këngës

Albina Kelmendi është një prej këngëtareve me vokalin më potent në trojet shqipfolëse.

Këngëtarja, e cila vjen nga një familje muzikantësh ka trashëguar prej tyre jo vetëm dëshirën dhe pasionin e madh për muzikë, por edhe një talent të jashtëzakonshëm që e ka dëshmuar edhe në The Voice Of Albania 4 (2014) ku ishte finaliste duke u rënditur në vendin e dytë.

Ky sukses i hapi rrugën pasionit të saj, ku në vitin 2015 me këngën "Nuk ka ma mirë" mori pjesë në Top Fest 12, derisa po atë vit publikon këngën "Ëndrrën mos ma merr", që u mirëprit nga publiku shqiptar, për të vijuar me këngët: "Hera e parë", "Si n'fillim", "Ishim"

Image

Derisa suksesin e shijoi në vitin 2019 me këngën "Nuk e pranoj", që u pëlqye shumë nga publiku.

Viteve të fundit këngëtarja së bashku me antarë të familjes kanë formuar grupin muzikor "Family Band' që janë shumë aktivë me përformancat e tyre në dasmat e ahengjet shqiptare kudo ku ka shqiptarë.

Image

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", Albina shpalos shumë të pathëna rreth projektit të saj të fundit "Shko", si po i kalon ditët në karantinë, a duhet të mbahen dasmat sipas saj këtë vit, për këto dhe shumë gjëra tjera rreth jetës dhe karrierës përgjigjet këngëtarja e njohur Albina Kelmendi.

“Kosova Sot Online”: Sapo keni publikuar këngën "Shko" sa jeni ndarë e kënaqur me këtë projekt, dhe a e cilësoni si ndër këngët më të veçanta pasi për tekstin dhe muzikën kësaj radhe është kujdesur babai juaj z.Bujar Kelmendi?

Albina Kelmendi: Është fillimi i lansimit të kësaj kënge, por lirisht mund të them që i ka tejkaluar pritjet tona.

Për faktin se kjo është kënga e parë në kanalin tim zyrtarë në YouTube.

E veçanta e kësaj kënge nuk është vetëm kompozitori dhe tekstshkruesi që është babai im, por është këngë që e kam kënduar me vete dhe e di nga fëmijëria.

Duke ditur faktin që kjo kënge është shkruar dhe kompozuar në vitin 1993, pra kur unë atëherë nuk egzistoja, lansimi i saj për publikun e gjërë nga unë më ben të ndihem sikur kjo këngë ishte ruajtur për mua.

Image

“Kosova Sot Online”: Opusi i muzikës popullore shqipe është shumë i pasur, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Albina Kelmendi: Duke qenë gjithmonë prezente para publikut të gjerë dhe mundësia ime për të plotësuar sa më shumë dëshirat e tyre në kenge dhe zhanre të ndryshme muzikore, më ka bërë pak sa imune ndaj përzgjedhjes apo dëshires time se cilin zhanër parapëlqej më shumë!

Nga kjo përvojë mund të them që kam ardhur në një konkludim. Nuk ka kënge as zhanër të mirë apo tëë keq, por gjithçka varet nga interpretimi dhe ndjenja që e përçon përmes kënges.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Albina Kelmendi: Nuk mund të veçoj diçka, por si çdo fëmijë që ka dëshirat e veta, mund të them në një masë të madhe i kam realizuar.

Lojërat, shoqërimi, liria në një jetë pa detyrime dhe obligime, tanimë janë vetëm nostalgji e imja!

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Albina Kelmendi: Haha Po! Refuzimi i një kënge të kompozuar, nuk është vetëm karakteri i kënges, por janë edhe një mori elemetesh të tjera si: mesazhi zhanri, orkestrimi, elemente këto që prodhojnë mosmarveshje që të bëjnë ta refuzosh këngen.

Është e vështirë, vërtetë dua ta them për lexuesit tuaj që është e vështirë.

Kam refuzuar kënge, të cilat kanë pasur rëndësi të madhe në karrierën time dhe të njejtat kanë bërë bujë të madhe për faktin e këtyre mosmarrveshjeve dhe shantazhet që janë implikuar, jam detyruar ti refuzojë!

Shpresoj që më mos të përseriten!

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Albina Kelmendi: E para që besoj është fati! Është e vërtetë që disa këngetare provojnë e tentojnë që me qëllim të të qenurit në qendër të vëmendjes të bëjnë veprime e skenare e çka po di unë më shumë për ta realizuar atë qëllim!

Mbetet në karakterin dhe natyrën e tyre. Por mendoj se një interpretim i mirë, një këngë e mirë, të bën më së shumti, të jesh në qendër të vëmendjes.

Thjesht mendoj që mënyrat tjera për të qenë në qendër të vëmendjes janë ditore dhe shpejt kalojnë! Këngetari i mirëfilltë mbetet gjithë jetën këngetarë.

Image

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Ballkani po përballet me luftën kundrejt koronavirusit, si po i kalon këto ditë Albina?

Albina Kelmendi: Nuk mund të them që është e lehtë, vetë fakti nga një angazhim dhe dinamikë shumë e madhe të mbyllesh brenda shtëpisë vetvetiu prodhon efekte negative.

Por duke ditur që është në të mirën tonë, i jemi nënshtruar duke i respektuar rekomandimet e institucioneve përkatëse.

Mund të them që këtë kohë e kemi shfrytëzuar maksimalisht, fillimisht qëndrimin bashkë me familje e cila na ka munguar, bashkë me të edhe pushimi të cilin e kishim pasur të nevojshëm, por kemi zhvilluar edhe aktivitete sipas mundësive që i kemi pasur këto ditë...

Përmes rrjeteve sociale me aktivitetet tona muzikore, jemi munduar që të jemi afër publikut, nga të cilët kemi marrë shumë mirënjohje dhe falenderime.

Ajo që më së shumti po më mungon në këtë kohë, është publiku dhe dashamirësit e muzikës time.

Shpresojmë që së shpejti të jemi bashkë...

Image

“Kosova Sot Online ”: Cila mbetet për ju paraqitja më mbreslënëse që e kujtoni dhe pa modesti thoni që në këtë paraqitje kam qenë e kompletuar?

Albina Kelmendi: Është e vështirë ti ndaj ato...

Atë që dua ta ndajë me ju, është emocioni. Në këtë rast mund ta veçoj prezantimin tim me dy këngë të Mbretëreshës sonë tanimë të ndjerë Nexhmije Pagarusha.

Përpos audiencës së gjerë, vetë prezenca e mbretëreshës sonë në atë prezantim timin, ngjalli dhe përqoj emocione që nuk di as sot ti përshkruaj!

E kam thënë edhe në intervista të tjera që këtë ditë nuk e kam paramenduar, as se kam pritur që mund ta kem rastin ti këndoj këngët e bilbilit para bilbilit!

Image

“Kosova Sot Online”: Së fundmi Ministri i Shëndetësisë z.Arben Vitia ka propozuar që dasmat këtë vit mos të mbahen, kjo deklaratë ka ngjallur reagime te këngëtarët shqiptarë, cili është opinioni juaj kur kemi parasysh që e gjithë familja Kelmendi është shumë e kërkuar nga dasmorët për atmosferën që krijojnë?

Albina Kelmendi: Fillimisht shpresojmë që gjithqka ti kthehet normalitetit dhe të shkojë për së mbari.

Deklarata e ministrit se mund të mos kemi dasma dhe ahengje, nuk është se nuk na ka shqetësuar!

Mirëpo besojmë dhe kërkojmë nga institucionet që të marrin të gjitha veprimet e të shmangin mos mundësinë e organizimit dhe mbajtes së ahengjeve të ndryshme, për faktin se nuk na rrezikon vetëm neve si muzicientë, por rrezikohet një industri jashtëzakonisht e madhe, që në zingjirin ekonomik do të ketë pasoja jashtëzakonisht të mëdha, duke filluar nga ne këngetaret, muzicientët, restaurantet, sfatin e tyre e deri te bujku që shet domate dhe patate!

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2020 - të's?

Albina Kelmendi: Siç e dini sapo kam lansuar projektin e fundit të kënges: Shko

Kjo situatë na ka pamundësuar edhe shumë projekte tjera, që na kanë mbetur pa finalizu dhe prezantu para audiencës.

Jemi në bisedë e sipër me bashkëpuntorët që të gjejmë rrugët dhe zgjidhjet e finalizimit të tyre dhe prezantimit para jush.

Lirisht mund të them që në një të ardhme shumë të afërt, do të sjellë duete dhe kënge solo të mijat...

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Albina përdorë më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Albina Kelmendi: Të menduarit pozitivisht është mesazhi që e përcjell çdo herë!

Intervistoi: Armend Preteni

Image
Image

(Kosova Sot Online)