'Tête-à-tête me Adelinën' emisioni më i shikuar në televizionet e Kosovës

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 14:17
'Tête-à-tête me Adelinën' emisioni më i shikuar në televizionet e Kosovës

Shkruan: Armend Preteni

Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili nga data 10 Tetor 2020, fillojë emisionin e saj "Tête-à-tête me Adelinën", i cili në kohë reale arriti rekord të shikueshmërisë, duke u bërë emisioni më i komentuar në mediat shqiptare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Image

Në emisionin e parë ishte i ftuar Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ia krisi këngës përsëri. Kësaj here bashkë me nikoqiren e emisionit ku ai ishte i ftuar, Adelina Ismaili, kënduan këngën e tij të preferuar “Kah po m’shko moj zanë”, interpretim i cili bëri bujë në media.

Në emisionin e dytë, i ftuar ishte Gani Geci, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ku gjatë bisedës u rikthyen në vite, duke e kujtuar Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Derisa në emisionin e saj të tretë ‘Tete a Tete me Adelinën’, i ftuar ishte Kreu i Nismes, Fatmir Limaj, me të cilin ka prekur tema të ndryshme, duke e komentuar edhe këngen “Ushtrinë time do ta bëj", e cila ishte dhe mbetet himn për ushtrinë e Kosovës, interpretuar shkëlqyer nga Diva Adelina Ismaili.

Vlen të theksohet se ky emision ishte tejet i komentuar, pasi gjatë bisedës me Limajn, Adelina e pyeti atë se a ka dëgjuar ndonjë këngë të saj, derisa ai i tregoi se e pëlqen këngën “Ushtrinë time”, dhe i tha që ajo këngë ish dashtë të bëhet më herë, që të shërbejë si frymëzim për UÇK-në.

Këtë mision të Adelines mund ta quajmë rikthim në botën e televizionit, pasi ajo qysh si fëmijë në vitet e 80', e pastaj në vitet 90' e 2000' ka drejtuar emisione të ndryshme.

Se kush do të jenë ftuarit dhe befasitë e radhës, juve ju mbetet ta shikoni emisionin "Tête-à-tête me Adelinën".

Image

(Kosova Sot Online)