UÇK-ja e të gjithë shqiptarëve

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 10:55
UÇK-ja e të gjithë shqiptarëve

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI  

Jam UÇK,

Jam ushtria  gjithshqiptare

Le ta dijë  krejt Europa

Edhe e gjithë  Bota

Se UÇK i  ka  dal për zot

Këtyre trojeve

Dhe po i  mbron këto toka,

 Le ta mësojë  krejt  njerëzia,

Se UÇK,

Është   gjithë   Kosova e Shqiptaria  

 E shqiptarëve  është   Kosova

E tyre ka qenë  dhe do të  jetë   

Gjithmonë, dhe  sa  të  rrojë  Bota.

 

Jam UÇK,

Jam shqiptaria e historia,

Jam ushtria e lirisë

Me trup prej dheut

të Dardanisë

Jam shpirt, 

E jam   gjak i  pastër i shqiptarit

Luftojmë për çlirimin e Kosovës

Prej pushtuesit, prej serbosllavit

Prej krimeve dhe  genocidit  të barbarit,

Dhe  prej tradhtive të tradhtarit

 

Trimat e UÇK-së luftëtare

Japin jetën

Për Kosovën shqiptare

Për kombin e për atdheun 

Për  më të shenjtat  e  shqiptarëve

Që i   kanë trashëgim

Dhe amanet prej të pareve

UÇK-ja është krenaria, lavdia,

Është liria, është shqiptaria  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".