Dy Ansamblet shtetërore i dhanë lamtumirën e fundit ceremoniale ikonës së muzikës shqiptare Fahri Beqiri

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 20:10
Dy Ansamblet shtetërore i dhanë lamtumirën e fundit ceremoniale ikonës së muzikës shqiptare Fahri Beqiri

Sot në Tetarin Kombëtar të Kosovës, iu dha lamtumira e fundit ikonës së artit shqiptar, personalitetit që vlerat folklorike i ngriti në piedestal profesional duke i prezantuar me krenari kudo brenda e jashtë vendit, prof.Fahri Beqirit.

Ndonëse dy institucionet tona, Amsambli Nacional shqiptar në RMV dhe “Shota” kishin plane të projekteve të përbashkëta në një të ardhme të afërt, qëlloi që momenti i lamtumirës së ikonës sonë ti bëjë bashkë e që dëshmon se jo vetëm në festa por edhe ceremoni të tilla të humbjeve të mëdha shqiptarët dhe institucionet tona dinë të bëhen dhe të jenë bashkë!

Ceremonia e sotme me pjesëmarrjen e vallëtarëve të Ansamblit shtetëror të këngëve e valleve popullore shqiptare bashkë me Ansamblin “Shota” me kurora lulesh e fotografi dedikuese vjen përmes këtyre pamjeve që ngjallin emocione dhe krenari! Një figurë si e profesor Fahri Beqirit ka nurin e madhështisë edhe në momentet e fundit të ndarjes nga ne!

Ansambli shtetëtor do të vazhdojë të ruajë  emrin e profesorit si pasuri për brezat e ardhshëm! 
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës profesor! Përjetësisht në zemrat tona duke tu falemnderuar për gjithçka që bëre për kulturën dhe kombin tonë!

 


(Kosova Sot Online)