Në 94 vjetorin e shkurjes në amshim të heroinës Shote Galica

  • A.P /
  • 01 July 2021 - 19:17
Në 94 vjetorin e shkurjes në amshim të heroinës Shote Galica

Ansambli nacional shqiptar punëtorët dhe bashkëpunëtorët e vyeshëm i konsideron pasuri institucionale. Të tillë janë tre djemtë tonë të mrekullueshëm: Amir Mamuti - bashkëpunëtor për marëdhënie ndërkombëtare dhe marketing, Kastriot Latifi - solist dhe Agim Baftiu - bashkēpunëtor në sektorin e valleve, transmeton "Kosova Sot Online".

Sot të tre festojnë ditëlindjen dhe drejtori i Ansamblit në emër të gjithë trupës iu uron shëndet, suksese dhe realizimin e të gjitha synimeve në jetë duke qenë të bindur se që të tre si derimë sot çdoherë do të mbeten të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për familjen, shoqërinë e institucionin. Duke rastisur që sot të jetë 94 vjetori i vdekjes së Shote Galicës ne do të sjellim një këngë të interpetuar në mënyrë të veçantë nga Kastriot Latifi derikuar figurës heroike të saj.

Urime ditëlindjen dhe këtë ditë të veçantë Amir Mamuti, Kastriot Latifi e Agim Baftiu!

Përzemërsisht drejtori i ansamblit

 

(Kosova Sot Online)