Besiana Mehmedi bashkë me koleget e saj shkëlqen në Bullgari

  • A.P /
  • 01 July 2021 - 20:00
Besiana Mehmedi bashkë me koleget e saj shkëlqen në Bullgari

Mezosopranoja Besiana Mehmedi ka patur performanca të shkëlqyera bashkë me Pranvera Hoxhën dhe Alba Muçolli Dehiri. Koncertet janë realizuar në Qendrën informative kulturore dhe në Muzeun “Javorov” në Chirpan. Në program u ekzekutuan vepra nga Dvozak, Brams, Bize dhe nga kompozitorët shqiptarë Raud Dhomi, Sami Piraj, Enver Stafaj shumica e të cilave ishin premierë, transmeton "Kosova Sot Online".

Treshja e artisteve përfaqēsoi Kosovën dhe Maqedoninë në mënyrë të mrekullueshme. Në koncerte ishin prezent personalitete nga jeta kulturore bullgare dhe diplomatike shqiptare në Bullgari. Të tre artistet patën performaca të shkëlqyera të cilat besojmë se do të vazhdojnë në të ardhmen.

Image

Siq mësuam nga Besiana Mehmedi koncerti është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Kosovës mr angazhimin e Qendres informative kulturore të Maqedonisë së Veriut në Sofje, me angazhimin e sekretarit z.Valmir Aziri dhe dirigjentit bullgar Christo Christov.Besianën ndryshe nga radhët e kaluara që jemi mësuar ta shohim përkrah tenorit Shkodran Tolaj kësaj radhe ka përzgjedhur koleget e saj të shkollës së Prishtinës dhe Tiranës me të cilat herë pas here ka një bashkëpunim të frytshëm. Përmes llogarisë në fb arritëm të shkëpusim disa momente nga koncertet ku ishte prezent ambasadorja e Shqipërisë z.Donika Hoxha si dhe përfaqësues nga ambasada e Kosovës.


Image

(Kosova Sot Online)