Vepra e sekretarit shtetëror Valmir Aziri dhuratë për hapësirat e reja të Ansamblit Nacional

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 14:49
Vepra e sekretarit shtetëror Valmir Aziri dhuratë për hapësirat e reja të Ansamblit Nacional

Vepra e sekretarit shtetëror z.Valmir Aziri dhuratë për hapësirat e reja të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare dhe drejtorin Shkodran Tolaj

Ansamblin Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare është i vetmi institucion muzikor i shqiptarëve në RMV që sot vlerësohet si institucion i prezantimit të vlerave kulmore autoktone brenda e jashtë vendit, pikë frekuentimi për shumë personalitete të rëndësishme dhe vend i takimeve dhe këmbimit të ideve dhe eksperiencave të rëndësishme që janë në shërbim të ngritjes së nivelit artistik të kësaj shtëpie artistike dhe kombëtare.

Kjo është edhe arsyeja që sekretari shtetëror, grafist me profesion dhe një prej emrave që më së shumti ka udhëhequr me institucionet kulturore në RMV z.Valmir Aziri të dhurojë një vepër nga ekspozita e fundit “Dridhjet shpirtërore të digjitalizuara” për hapësirat e reja të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare dhe drejtorin z.Shkodran Tolaj duke vlerësuar lartë punën e mrekullueshme dhe sukseset e njëpasnjëshme të këtij institucioni i cili është themeluar për të realizuar ëndrrën e brezave të tërë dhe që realisht sot ka arritur të shëndërrohet në krenari për shqitarët në RMV. Drejtori z.Shkodran Tolaj e falemnderoi përzemërsisht sekretarin Aziri i cili Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare i ka qëndruar vazhdimisht pranë në çdo hap duke e mbështetur parezervë këtë institucion. Vepra e dhuruar nga sekretari Aziri që ka në fokus temën e traditës shqiptare të cilën e ruajti me shekuj kombi shqiptar, do të mbahet me shumë krenari në zyrën e re të drejtorit të ansamblit që në afatgjatësi do të jetë edhe simbol i mbetjes në kujtesë të iniciatorit dhe bartësit të procesit të themelimit të këtij institucioni- që në fakt është sekretari Aziri.

Sekretari Aziri dhe drejtori Tolaj biseduan edhe për paraqitjet e reja që e presin ansamblin brenda dhe jashtë vendit dhe përgatitjet instensive që po bëhen. Në fund të takimit drejtori Tolaj e uroi përzemësisht sekretarin Aziri për suksesin e ekspozitës në Shkup e Tetovë e cila do të vazhdojë rrugëtimin dhe në shumë qendra të tjera duke shprehur konsiderata për punën e palodhshme e cila ka bërë që paralelisht me drejtimet e politikave kulturore të arrijë të jetë prezent në jetën artistike si grafist unik i cili në tre ekspozitat personale e posaqërisht në ekspozitën e fundit “Dridhje shpirtërore të digjitalizuara” të sjellë punime krejtësisht të veçanta në stil dhe shprehje artistike.


(Kosova Sot Online)