Po bën namin! Ky serial parashikohet të jetë më i suksesshëm se ‘La Casa de Papel’

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 14:14
Po bën namin! Ky serial parashikohet të jetë më i suksesshëm se ‘La Casa de Papel’

Nëse jeni kyçur në “Netflix” këtë javë, ka të ngjarë që t’ju shfaqet një klip që përmban maska të çuditshme dhe njerëz të veshur me jumpsuit: mirë se vini në Squid Game.

Thrileri i mbijetesës është aktualisht shfaqja televizive më e shikuara në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.

Deri këtë muaj, seriali më i madh jo-anglez i “Netflix” i të gjitha kohërave ishte Money Heist, një dramë kriminale spanjolle tani në pritje të sezonit final.

Por bashkë-CEO i kompanisë, Ted Sarandos, thotë se Squid Game “patjetër” do ta marrë atë kurorë nga Money Heist.

Pjesëmarrësit e dëshpëruar, të gjithë përballen me vështirësi serioze financiare, mashtrohen për të marrë pjesë në një seri lojërash të shtrembëruara për fëmijë si tërheqje lufte.

Është ide e drejtorit dhe skenaristit koreano-jugor Hwang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të gjitha nëntë episodet.

Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht serialit, duke pranuar gjithashtu dhunën e tij.

(Kosova Sot Online)