Dashuri, luftë, drogë, plaçkitje, burg

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 16:33
Dashuri, luftë, drogë, plaçkitje, burg

Dashuria është e para në këtë roman, pastaj ikja në luftën e Kosovës, kthimi në Shqipëri, personazhi kryesor drogohet bashkë me të dashurën e tij, bëhet hajdut dhe bie në burg.

“Ti” romani i shkrimtarit Ilir Muharremi ka për qëllim t’i nxisë të rinjtë të mos bien prehë e drogave të ndryshme sepse në këtë roman paraqiten disa lloje të drogave të cilat i shfaqin edhe pasojat e tyre ekstreme negative. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga ky roman:

“Sonte e planifikuam të takohemi në një lokal me këta miqtë dhe me disa miq të tjerë. Si kthim, ata më dhanë ekstazi, sigurisht që unë e dua ekstazinë. E futa në mes të gjuhës, e gëlltita drejt në fyt, pastaj pilula gradualisht rrëshiqiti poshtë fytit dhe shumë shpejt filloi ta bënte efektin e saj magjik. Jeta ime m’u duk si diçka bardh e zi. E kisha kapur një buqetë me lule tulipani, e ndieja në mushkëri aromën e tyre, pastaj e hodha në lartësi buqetën. Petalet e lules u shkapërderdhën mbi kokën time, dhe m’u duken si fluskat e borës po binin mbi flokët e mia të zëna me gjel...”

(Kosova Sot Online)