Ansambli i RMV-së mban koncert më 19 dhjetor

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 14:59
Ansambli i RMV-së mban koncert më 19 dhjetor

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Ansambli i RMV-së ka theksuar se koncerti në kuadër të manifestimit “Nëntori i flamurit” i planifikuar të mbahet me 28 nëntor dhe i anuluar për shkak të tragjedisë do të mbahet për të gjithë artdashësit me 19 dhjetor, në orën 19:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë së Veriut, transmeton "Kosova Sot Online".

Koncerti do të transmetohet Direkt nga salla në dy televizione shtetërore - TVM2 dhe Radiotelevizioni shqiptar - RTSH.


Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj ju duhet të tregoni detyrimisht në hyrje çertifikaten e vaksinimit. Mbajtja e maskës është e detyrushme.

(Kosova Sot Online)