Kim Kardashian edhe ligjërisht beqare

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 18:11
Kim Kardashian edhe ligjërisht beqare

Kim Kardashian ka paraqitur dokumente për të qenë ligjërisht beqare, sepse ajo është në siklet nga veprimet e fundit të Kanye West, thotë një burim për Page Six.

Reperi është lutur publikisht që Kardashian të rikthehet, por kjo ka ndodhur ndërsa e dashura e tij modele, Vinetria, vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Malibu.

Image

“Kim po bën një deklaratë për të qenë ligjërisht beqare”, tha një burim për Page Six. “Ajo mendon se është e çuditshme që Kanye vazhdon të thotë se e dëshiron atë, por gjatë gjithë kohës ai ka modelen 22-vjeçare në shtëpinë e tij në Malibu”. Nëse një gjykatës nënshkruan dokumentet, të cilat u depozituan në Los Anxhelos të premten e kaluar, Kardashian do të konsiderohet “legalisht beqare” ndërsa ajo dhe West vazhdojnë të zgjidhin çështjen e kujdestarisë së fëmijëve dhe kushtet e divorcit të tyre. Kim, e cila paraqiti kërkesën për divorc në shkurt, po kërkon gjithashtu të rimarrë mbiemrin e saj të vajzërisë dhe të heqë zyrtarisht mbiemrin “West” që ndan aktualisht me reperin dhe tre fëmijët e tyre: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ndërkohë që Kanye është duke u frekuentuar me Vinetria-n, Kim po del me Pete Davidson që nga nëntori dhe nuk duket se është shumë e prirur për idenë e pajtimit me West. Megjithatë thuhet se Kardashian ende dëshiron t’i mbajë marrëdhëniet të mira mes saj dhe West, për hir të fëmijëve të tyre.

(Kosova Sot Online)